Home Lajme “PDK së shpejti do ta ketë kodin e etikës”

“PDK së shpejti do ta ketë kodin e etikës”

0

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se partia të cilës i përket ajo së shpejti do ta miratoj kodin e etikës.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ajo ka treguar se kodi i etikës do të sanksionojë edhe mënyrën se si sillen zyrtarët e PDK-së.

“PDK shumë shpejt – kjo është bërë në bashkëpunim me NDI-në – do ta miratojë kodin e etikës”.

“Kodi i etikës do të sanksionojë edhe mënyrën se si sillen zyrtarët e PDK-së në momentin kur marrin poste publike dhe mënyrën se si sillen kur e përfaqësojnë PDK-në në emër të PDK-së dhe nën petkun e PDK-së nuk do të lejohet të abuzohet”.

Çitaku ka shtuar se qëllimi i miratimit të këtij kodi është që të mos lejohet keqpërdorimi i pozitës zyrtare.

“Ne jemi shërbyes publikë si në pozitë dhe opozitë dhe njeriu përmbushet nga gjëra të ndryshme. Dikë e përmbushë pushteti, dikë e përmbushë paraja, asnjëra nuk është gabim. Mirëpo në momentin kur hyn në politikë, aty nuk hynë për të bërë para, por për të shërbyer”.

“Nëse do të bësh para, hape biznesin, por nuk do të lejojmë që të keqpërdoret sigla e PDK-së për përfitime materiale, personale, të jashtëligjshme”.

Exit mobile version