Home Lajme PDK mirëpret bashkatdhetarët në Selinë Qendrore, nga 18 deri më 22 Korrik

PDK mirëpret bashkatdhetarët në Selinë Qendrore, nga 18 deri më 22 Korrik

0

Partia Demokratike e Kosovës me rastin e Javës së Mërgatës, mirëpret bashkatdhetarët, gjatë javës së ardhme, nga 18 deri më 22 korrik, në Selinë Qendrore, në Prishtinë.

Në njoftimin e saj, PDK ka cekur kohën e pritjes për bashkatdhetarët që do të bëhet prej orës 9:00 deri në ora 17:00, ku do t’i presin deputetët e PDK-së në Parlamentin e Kosovës bashkë me anëtarët e Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë.

Njoftimi i Partisë Demokratike të Kosovës:

Të dashur bashkatdhetarë,
Partia Demokratike e Kosovës e ka caktuar Javën e Mërgatës me dyer të hapura për pritjen Tuaj, kush dëshiron t’i vizitojë ambientet e Selisë Qendrore të PDK-së.
Nga data 18 deri më 22 Korrik, në zyrat e PDK-së, prej orës 09:00 deri në ora 17:00 ju presin deputetët e PDK-së në Parlamentin e Kosovës bashkë me anëtarët e Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë.
Ju mirëpresim!

Exit mobile version