Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka ngritur alarmin për gjendjen në Ministrinë e Punëve të Jashtme, kritika ndaj Qeverisë ka pasur edhe nga LDK ku kanë akuzuar ekzekutivin kosovar për pasivitet në politikën e jashtme.
Puna jo e mirë në Ministrinë e Punëve të Jashtme i shtyri punëtorët e këtij dikasteri që të protestojnë.
Nga Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm u tha se arsyeja kryesore e protestës ka të bëjë me keqpërdorimet në këtë ministri.
Këta iu drejtuan udhëheqësve të Ministrisë me 14 kërkesa përmes së cilave, synohet përmisimi i gjendjes në diplomacinë kosovare.
Më kërkesa jo, por me kritka ndaj MPJD-së, dolën edhe nga partia më e madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës.
Ish-kryediplomatja kosovare, Vlora Çitaku, përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se diplomacia kosovare po rrënohet.
Se po ka regres në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, e tha edhe nënkryetarja e LDK-së.
Madje sipas Shqipe Mjekiqit, kjo situatë i shkon më së shumti në favor, Serbisë.
Së fundmi, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil e ka konsideruar si të jashtëligjshëm konkursin e hapur nga MPJD për rekrutimin e 32 diplomatëve.