Home Opinione Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Kjo nuk do të ndryshojë jo vetëm për Kosovën por edhe për hir të paqes dhe sigurisë së rajonit

Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Kjo nuk do të ndryshojë jo vetëm për Kosovën por edhe për hir të paqes dhe sigurisë së rajonit

0
Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Kjo nuk do të ndryshojë jo vetëm për Kosovën por edhe për hir të paqes dhe sigurisë së rajonit

Shkruan: Besa Ismaili

12 vite nga dita kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) me seli në Hagë, konstatoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, rrjedhimisht Kosova nuk ka vepruar jashtë normave të kësaj të drejte si dhe hodhi poshtë përfundimisht pretendimet e Serbisë kundër shtetësisë së saj.

Dekada e legjitimitetit ndërkombëtar si pajtueshmëri e shtetësisë së Kosovës përkundër sfidave, hapi dyert e vendit tonë si një fitore mbi palën serbe, fillimisht dhe si një fitore mbi konteste gjyqësore të shteteve në rrafshin ndërkombëtar, e që për nga pesha në të drejtën ndërkombëtare, hynë në kategorizimin e një rëndësie të lartë.

Detaji më i rëndësishëm në kujtimet e mia për atë ditë ishte argumenti i parë i palës sonë, se “Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Kjo nuk do të ndryshojë jo vetëm për Kosovën por edhe për hir të paqes dhe sigurisë së rajonit”.

Ky argument duhet të na përcjellë edhe me njohjen nga Serbia në marrëveshjen finale, pasi që vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë ka implikime në krijimin e platformave, si mundësi e jashtëzakonshme në dobi të shtetit të Kosovës, në përballjen tonë përfundimtare me Serbinë.

Exit mobile version