Home Lajme Pasi u kthye nga Ukraina, Avdullah Hoti me ultimatum për qeverinë Kurti

Pasi u kthye nga Ukraina, Avdullah Hoti me ultimatum për qeverinë Kurti

0
Pasi u kthye nga Ukraina, Avdullah Hoti me ultimatum për qeverinë Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar urgjentisht nga qeveria e Kurti që të ndryshohet vendimi për tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë.

Hoti përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se këto ditë ka pranuar mesazhe dhe thirrje nga Kukësi, Lugina e Preshevës dhe Shkupi e Tetova për vendimin e institucioneve vendore.

Me pas deputeti i LDK-së e ka quajtur shqetësuese mungesën e koordinimit të Qeverisë së Kosovës në marrjen e vendimeve të tilla me Qeverinë në Tiranë dhe atë në Shkup, si dhe me Kryetaren e Preshevës.

“Këto ditë kam pranuar mesazhe dhe thirrje nga Kukëksi, Lugina e Preshevës dhe Shkupi e Tetova. Kërkesa për tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë është vërtetë e pakuptimtë.

Lëvizjet ditore nga Presheva në Gjilan, apo nga Kukësi në Prizren, janë sikur lëvizjet nga Prizreni në Gjakovë apo nga Gjilani në Ferizaj. Prandaj, çdo vendim që merret duhet parë si ndikon në jetën e qytetarëve andej kufirit, sepse e kemi obligim shtetëror.

Shqetësuese është mungesa e koordinimit të Qeverisë së Kosovës në marrjen e vendimeve të tilla me Qeverinë në Tiranë dhe atë në Shkup, si dhe me Kryetaren e Preshevës.

KY VENDIM DUHET TË NDRYSHOHET MENJËHERË”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Kujtojmë se Avduall Hoti para dy ditëve ishte në Ukrainë për të shënuar Ditën e Përkujtimit të Holokaustit.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=485518079602378&id=100044325704635
Exit mobile version