![Pas Yllit, edhe Fjolla has në qenë endacakë, ia kafshojnë çantën e afër 4 mijë eurove Pas Yllit, edhe Fjolla has në qenë endacakë, ia kafshojnë çantën e afër 4 mijë eurove](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/08/BeFunky-collage-1-6-scaled-1.jpg)
Ditën e djeshme, ishte Yll Limani që reagoi i revoltuar ndaj Komunës së Prishtinës pas humbjes së maces së tij.
Kjo pasi atij i ishte sulmuar macja nga tetë qenë endacakë, ku edhe nuk kishte arritur të mbijetojë.
Pas Yllit, edhe Fjolla Morina ra pre e sulmit të tyre.
Ajo në ‘Instastory’ ka publikuar një fotografi të çantës ku ishte kafshuar nga qentë.
Gjithashtu ndau edhe një imazh tjetër duke zbuluar se kjo çantë kap shifrën e afro 4 mijë eurove.