Disa muaj pas aksidentit tragjik, ku Alec Baldwin i mori jetën në xhirime drejtoreshës së fotografisë, aktori ka ndarë me të gjithë një lajm shumë të bukur. Bashkëshortja e tij është në pritje të fëmijës së shtatë.
Ka qenë vetë Hilaria, e cila postoi një video në Instagram ku shfaqet Alec duke luajtur me fëmijët.
“Një rreze drite në jetën tonë”, ka shkruar ajo.
Alec dhe Hilaria po e kalojnë situatën e vështirë të muajve të fundit së basku pa ndarë detaje me mediat, ndërsa aktori i është rikthyer punës me një film të ri që po xhirohet në Itali.