Home Ballina Pas vizitës në ShBA, Osmani ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Lituani

Pas vizitës në ShBA, Osmani ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Lituani

0
Pas vizitës në ShBA, Osmani ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Lituani

Presidentja Osmani ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Lituani me ftesë të Presidentit  Gitanas Nausėda.

Gjatë vizitës zyrtare në Lituani, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu do të takojë përfaqësues të lartë shtetëror ku do të diskutohet forcimi i partneritetit ndërshtetëror dhe përgjigja e përbashkët kundrejt situatës politike dhe të sigurisë në Evropë.

Presidentja do të pritet nga homologu i saj Gitanas Nausėda, ku do të diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe bashkërendimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Presidentja gjithashtu do të takojë Kryeministren e vendit, Ingrida Šimonytė si dhe Kryetaren e Kuvendit të Lituanisë, Viktorija Čmilytė-Nielsen.

E shoqëruar nga Ministrja e Brendshme Agnė Bilotaitė, Presidentja Osmani do ta vizitojë qendrën e regjistrimit për refugjatë të luftës nga Ukraina dhe më pas do t’i drejtohet një grupi akademikësh e studentësh në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike për të folur mbi mbrojtjen e demokracisë.

Exit mobile version