Home Ballina Pas takimit me Kurtin, Peach i shkon në zyrë Osmanit

Pas takimit me Kurtin, Peach i shkon në zyrë Osmanit

0
Pas takimit me Kurtin, Peach i shkon në zyrë Osmanit

I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.


Peach para takimit me Osmanin, është pritur nga kryeministri Albin Kurti në Qeveri.

Ai gjatë dy ditëve të kaluara qëndroi për vizitë në Beograd, ku u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin e Zyrës për Kosovë, Petrar Petkoviq.

Tema e bisedës ishte situata e përgjithshme në rajon, por edhe dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Vizita e tij në Beograd pasoi menjëherë pas vizitës së të dërguarve specialë të BE-së dhe SHBA-së, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.Kjo do të jetë vizita e tij e parë zyrtare në vendin tonë si i dërguar në Ballkanin Perëndimor, që nga marrja e detyrës në fund të vitit të kaluar.

Exit mobile version