![Pas sulmit të Pacollit ndaj mediave, Berisha: Deputete me model të dëshmuar antikulturor Pas sulmit të Pacollit ndaj mediave, Berisha: Deputete me model të dëshmuar antikulturor](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/04/850x636_08_03_2018_4400508_anton_berisha1606383533.jpg)
Zyrtari i LDK-së, Anton Berisha, e ka quajtur model të dëshmuar antikulturor, deputeten Fitore Pacolli, e cila sot në Kuvend sulmoi mediat duke bërë thirrje për rregullim qeveritar të mediave.
Berisha ka shkruar se deputetja Pacolli i kërkoi qeverisë që të përjashtojë Kosovën nga modeli evropian i medias së lirë
“Sot, hiç me pak se nje deputete me model te deshmuar antikulturor dhe mungese elementare te edukates, i ka dhene te drejte vetes në Kuvendin e Kosoves ti kerkoj qeverise te perjashtoj Kosoven nga modeli europian i medias te lirë. Per dallim, gazetaret i kane te provuara te gjitha dhimbjet dhe sakrificat, jo vetem qe nuk jane femije por ne betejen per lirine do te dalin sigurisht fitues nga kjo qeveri e humbur ne kohe e hapesire”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Njeriu që nuk edukohet përmes dhimbjes mbetet gjithmonë fëmijë – thoshte gjeniu Thomas Mann.
Nje bashkesi njerezish qe nuk njohin as dhimbjen e lirise, as te punes, as te kreativitetit, te sakrifices jo se jo, kane marre persiper qe te ndertojne, siç kane thene Republiken e trete me parrullen enveriste: “ ndërtojmë tue shkaterru.”
Sot, hiç me pak se nje deputete me model te deshmuar antikulturor dhe mungese elementare te edukates, i ka dhene te drejte vetes në Kuvendin e Kosoves ti kerkoj qeverise te perjashtoj Kosoven nga modeli europian i medias te lirë.
Per dallim, gazetaret i kane te provuara te gjitha dhimbjet dhe sakrificat, janëtë rritur nëpër beteja per lirine, e do te dalin fitues edhe nga kjo qeveri e humbur ne kohe e hapesire.