Home Rozë Pas ndarjes nga Shawn Mendes, Camila Cabello ndez thashethemet për një lidhje të re

Pas ndarjes nga Shawn Mendes, Camila Cabello ndez thashethemet për një lidhje të re

0
Pas ndarjes nga Shawn Mendes, Camila Cabello ndez thashethemet për një lidhje të re

Pas ndarjes nga Shawn Mendes, Camila Cabello ka gjetur dikë tjetër që ka një ngjashmëri të madhe me këngëtarin e “Treat You Better”. 25 vjeçarja është parë në Los Angeles të mërkurën mbrëma me Austin Kevitch, CEO i një aplikacioni takimesh të quajtur Lox Club.

Të dy ishin veshur rastësisht për shëtitje. Këngëtarja shihej e lumtur krah 30 vjeçarit. Romanca e çiftit duket të jetë disi e re pasi nuk ishin përfolur për ndonjë lidhje të mundshme mes tyre deri më tani. Por duket qartë se kishte shumë kimi, gjykuar nga shikimet e tyre.

Camila dhe Mendes konfirmuan se janë ndarë në nëntor 2021. Ata ishin bashkë që nga viti 2019.

Exit mobile version