Rozë Pas disa muajsh lidhje, ndahet çifti i njohur i showbiz-it GAZETA SCANNER - 16:33 | 18/12/2022 0 Katie Holmes dhe partneri i saj Bobby Wooten III u ndanë pas disa muajsh lidhje. Çifti shkoi në rrugë të ndryshme dhe sipas mediave të huaja “gjërat mes tyre nuk po shkonin mirë”, edhe pse u përpoqën të riktheheshin bashkë. 43-vjeçarja Holmes dhe muzikanti 33-vjeçar, Bobby Wooten III nuk e fshehën lidhjen e tyre dhe madje bënë shumë paraqitje të përbashkëta si në tapetin e kuq ashtu edhe në rrugët e Nju Jorkut. Çifti e nisi lidhjen e tyre në prill të vitit 2022 kur fotografët i kapën duke u puthur dhe më pas të dy bënë paraqitjen e tyre të parë zyrtare së bashku në eventin “The Silver Top”. Burimet thonë se marrëdhënia e tyre po shkonte mirë pasi Holmes takoi familjen e Bobby Wooten III. “Katie u takua me familjen e Bobby-t dhe ata e pëlqyen shumë atë”, tha një burim i afërt me të. Kujtojmë se përpara Bobby-t, Katie ishte çift me shefin e kuzhinës Emilio Vitolo Jr. /abcnews.al/