Home Rozë Pas dasmës përrallore, Britney Spears dhe Sam Asghari shpenzojnë 11 milionë dollarë për “strehën” e re të dashurisë (Foto)

Pas dasmës përrallore, Britney Spears dhe Sam Asghari shpenzojnë 11 milionë dollarë për “strehën” e re të dashurisë (Foto)

0
Pas dasmës përrallore, Britney Spears dhe Sam Asghari shpenzojnë 11 milionë dollarë për “strehën” e re të dashurisë (Foto)

Të sapomartuarit, Britney Spears dhe burri i saj, Sam Asghari kanë blerë një rezidencë të re në zonën e Los Angeles. Ylli i muzikës pop dhe 28 vjeçari nuk kanë humbur kohë dhe janë shpërngulur menjëherë në shtëpinë e re. Thuhet se vila luksoze ka kushtuar 11.8 milionë dollarë.

Shtëpia ka një sipërfaqe 11,650 metra katrorë, kështu që ata do të kenë shumë hapësirë, edhe kur djemtë e Britney, Sean dhe Jayden, të kalojnë kohë atje. Mesa duket këngëtarja ka vendosur që ta blejë shtëpinë afër banesës së ish-bashkëshortit të saj Kevin Federline, ku ai jeton me djemtë.

Djemtë e këngëtares nuk ishin të pranishëm në dasmën e cila u mbajt në shtëpinë e saj të mëparshme. Në një deklaratë për People, avokati i Federline tha se ata ishin të lumtur për nënën e tyre, por donin ta linin të ishte në qendër të vëmendjes në ditën e saj të madhe.

Exit mobile version