Home Lajme Pas darkës me Escobar nesër opozita në Zyrë të BE-së, pjesëmarrës edhe amerikanët

Pas darkës me Escobar nesër opozita në Zyrë të BE-së, pjesëmarrës edhe amerikanët

0

Nesër në ora 16:00 në Zyrën e BE-së në Prishtinë, emisari  Miroslav Lajcak do të jetë nikoqir i takimit me opozitën.

Burime të Express bëjnë me dije se bashkë me Lajçak do të jetë edhe një përfaqësues i Zyrës së BE-së, ndërkohë që te ftuar do të jenë edhe pala amerikane Gabriel Escobar dhe Ambasadori Jeff Hovenier.

Nga opozita do të jenë PDK, LDK e AAK, respektivisht Memli Krasniqi dhe një zyrtar i PDK’së, Lumir Abdixhiku me një zyrtar nga LDK dhe Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga një zyrtar i AAK-së.

Liderët opozitarë një takim të ngjashëm e kanë pasur sonte në ambasadën amerikane ku kanë qenë të ftuar për darkë me të dërguarin e SHBA-së për dialogun, Gabriel Escobar.

Dy emisarët e BE-së dhe SHBA-së po qëndrojnë në rajon në përpjekje për të arritur një marrëveshje për targat dhe dokumentet e udhëtimit. Pas Prishtinës, të enjten, ata do të priten në Beograd.

Exit mobile version