Përparim Rama pritet ta zgjerojë koalicionin e tij me subjektet politike n për të udhëhequr Prishtinën.
Udhëheqjes së Prishtinës edhe Nisma Socialdemokrate, kështu paralajmëruar, Endrit Zabërgja, asamblisti i vetëm i Nismës në Asamblenë Komunale të kryeqytetit.
Zabërgja në një prononcim për Gazetën Insajderi, ka thënë se Partia e Fatmir Limajt kishte partneritet me LDK qysh para balotazhit të 14 nëntorit.
“Ne realitet ne kemi partneritet me LDK qysh para balotazhit, ndërsa në funksion të zotimeve të ndërsjellat presim t’i bashkohemi qeverisjes se z. Rama për ta drejtuar dhe implementuar programin tone për rininë e Prishtinës”, tha Zabërgja.
Ditë më parë edhe biznesmeni politikan, Bekim Brestovci, i është bashkuar ekipit të Përparim Ramës, rreth tri javë ditë pas dorëheqjes nga Nisma Socialdemokrate.
Brestovci, i cili i dha fund angazhimit të tij në subjektin politik të Fatmir Limajt në fund të vitit të kaluar, ka njoftuar se tash e tutje do të shërbejë si këshilltar për Investime Kapitale në kabinetin e kryetarit të Komunës së Prishtinës.
“Me kënaqesinë më të madhe bëj të ditur që tanimë jam pjesë e kabinetit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, në funksionin e këshilltarit për investime kapitale, investimet e huaja, zhvillimin e turizmit në zonat rurale si dhe avansimin e sherbimeve publike”, njoftoi Brestovci, përmes një shkrimi në Facebook të martën mbrëma.
Javën e kaluar, LDK-ja dhe PDK-ja konfirmuar arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje në Prishtinë.
Sipas marrëveshjes, PDK-ja mori përsipër udhëheqjen e pesë drejtorive, si dhe pozitën e nënkryetarit.
Kësisoj, edhe partia e Fatmir Limajt pritet të udhëheq me një drejtori në Prishtinë.