Home Sport Paredes: Nëse fitojmë Kupën e Botës gëzohem më shumë për Messin sesa për veten

Paredes: Nëse fitojmë Kupën e Botës gëzohem më shumë për Messin sesa për veten

0
Paredes: Nëse fitojmë Kupën e Botës gëzohem më shumë për Messin sesa për veten

Argjentina do të shkojë në Kupën e Botës si një nga skuadrat për t’u mposhtur.

Kombëtarja latine kërkon Kupën e Botës me Lionel Messin në krye. Për argjentinasin kjo do të ishte e para në karrierë.

Mesfushori i Argjentinës, Leandro Paredes së fundmi ka thënë për ‘Radio La Red’ se më i lumtur do të ishte për Messin, sesa për vete, nëse Argjentina merr Kupën e Botës.

“Nëse fitojmë Kupën e Botës, unë do të gëzohesha më shumë për Lionel Messi sesa për veten”, ka thënë Paredes.

Shumë ndjekës të futbollit konsiderojnë se mungesa e Kupës së Botës është ‘e meta’ e vetme.

Messi fitoi Kupën e Amerikës vitin e kaluar me Argjentinën, kurse këtë vit synon Kupën e Botës. Një triumf në Katar do t’i vuloste Messit – ose më saktë atyre që akoma nuk janë bindur – epitetin e më të mirit në historinë e futbollit.

Exit mobile version