Fjolla Morina dhe ish-bashkëshorti i saj, Fisnik Syla, së fundi janë përfshirë në një skandal.
Bëhet fjalë për një shumë parash prej 20 mijë eurosh për një pushim të vitit të kaluar, shkruan lajmi.net.
Çifti akuzohen për një borxh të pashlyer prej më shumë se 20 mijë eurosh, ndaj një agjensioni udhëtimesh në ishujt Maldive.
Në emisionin “Kiks”, viktima (në këtë rast pronari i agjensionit), kishte akuzuar biznesmenin Syla se i ka dërguar një remitancë që kishte rezultuar e falsifikuar dhe se dyshja i kishin krijuar shpenzime ekstra prej pesë mijë eurosh, për arsye se Fjolla është dashur të kthehej më herët në Kosovë shkaku i problemeve të saj me ligjin në atë kohë.
Pas kësaj reagoi edhe këngëtarja, ku sqaroi se nuk ishte në dijeni për këtë dhe madje ajo paralajmëroi një padi ndaj gazetares e cila kishte kryer një incizim të paautorizuar gjatë bisedës me të në telefon.
Pak minuta më parë ka reaguar edhe Fisnik Syla, i cili me një video i është kundërpërgjigjur agjensionit.
Ai shihet duke numëruar një shumë të madhe parash. Duke ironizuar ai ka shkruar: I dashur kryeminister Kurti, ju kam shumë për zemër, por mos e rritni çmimin e rrymës për popullatën, nëse ju nevojitet buxhet boni zo.
Sylaj gjithashtu ka bërë edhe një reagim të gjatë me shkrim ku ka sqaruar të gjithë situatën dhe ka thënë se e gjitha është një mashtrim i agjensionit.
Gjtihashtu ai ka përmendur edhe humanizmin që ai bën duke ndihmuar familjet në nevojë.