Home Ballina Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme 

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme 

0
Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ngjashëm.

IHMK, po ashtu njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 10 gradë Celsius.

Ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 22 dhe 29 gradë Celsius.

“Në fushat termike parashihet rritje e lehtë sidomos të vlerave të maksimaleve, ndërsa minimalet mbeten të njëjta me ditët e fundit, duke bërë kështu që netët të jenë të freskëta me temperatura nën mesataren e korrikut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-29 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Exit mobile version