Home Lajme Botë Paralajmëron ShBA: Rusia dhe Irani drejt partneritetit të plotë ushtarak

Paralajmëron ShBA: Rusia dhe Irani drejt partneritetit të plotë ushtarak

0
Paralajmëron ShBA: Rusia dhe Irani drejt partneritetit të plotë ushtarak

Rusia dhe Irani po shkojnë drejt një partneriteti të plotë ushtarak, sipas një deklaratë të zëdhënësit të ëshillit Kombëtar të Sigurisë, John Kirby. Ai paralajmëroi se Moska po i ofron mbështetje ushtarake Teheranit, përfshirë furnizimin me sisteme të mbrojtjes ajrore, helikopterë dhe avionë luftarakë.

Kirby tha se Rusia dhe Irani po shqyrtonin mundësinë e ndërtimit të përbashkët të dronëve, ndërsa Moska po stërvit pilotë iranianë për avionin luftarakë Sukhoi Su-35, me të cilin mund të furnizohet Irani brenda vitit.

“Këta avionë luftarakë do ta përforcojnë forcën ajrore të Iranit në krahasim me fqinjët e tyre rajonal”, tha Kirby.

John Kirby tha se diçka e tillë shkel rezolutat e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara dhe se SHBA-ja do të “përdorë mjetet që ka në dispozicion për të ndaluar këto aktivitete”.

Exit mobile version