Home Ballina Para pak kohësh kryeministri Kurti e kishte vizituar mësuesin nga Prizreni që dyshohet për pedofili

Para pak kohësh kryeministri Kurti e kishte vizituar mësuesin nga Prizreni që dyshohet për pedofili

0
Para pak kohësh kryeministri Kurti e kishte vizituar mësuesin nga Prizreni që dyshohet për pedofili

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para pak kohësh kishte vizituar familjen e mësuesit Fazli Kikaj nga Prizreni, i cili po dyshohet për pedofili.

Kikaj në rrjetet sociale ka publikuar fotografi e video nga takimi me kryeministrin Kurti, i cili duket se kishte shkuar për ngushëllime në familjen e tij.

I dyshuari për pedofili, po ashtu, del të jetë përkrahës edhe i presidentes Vjosa Osmani, shkruan Demokracia.

Një ditë më parë në media u raportua për një person 76-vjeçar në Prizren, i dyshuar për pedofili, ndërsa sot Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se ka nisur hetimet.

Lajmin për fillimin e hetimeve e konfirmoi zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Fitore Mehmeti – Serjani.

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës – Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren, për mbledhjen dhe grumbullimin e të dhënave lidhur me rastin e profesorit me inicialet F.K., pas raportimit të Abc News Albania në emisionin “Piranjat” të datës 26.04.2022. Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të këtij rasti, konform dispozitave ligjore në fuqi”, ka thënë Mehmeti – Serjani për Demokracia.com.

Emisioni “Piranja” ra në gjurmë të pedofilit 76-vjeçar nga Prizreni, me profesion mësues përmes një prezantimi në rrjetet sociale. Për ta vënë në grackë ‘agjentja” e ‘Piranjave’, hap një adresë false në rrjetet sociale duke u shtirur si adoleshente me emrin Kejsi.

Kaq ka mjaftuar që mësuesi A.F t’i bëjë kërkesë miqësie adoleshentes dhe më pas të nisë me të bisedat erotike, duke lënë një takim në qytetin e Prizrenit.

Mësuesi në pension, Fazli Kikaj, nga Prizreni është demaskuar teksa tentonte ta bindte për marrëdhënie intime një vajzë 15-vjeçare, e cila në realitet është gazetare në Shqipëri. Detajet tronditëse u publikuan në emisionin ‘Piranjat’ në ABC, ku përkundër që gazetarja është prezantuar si 15-vjeçare, 76-vjeçari ka bërë biseda erotike me të dhe i ka dërguar fotografi e video të organit të tij gjenital. Ai është takuar më pas me ‘të miturën’ në Prizren, të cilën e ka ftuar në momentin e parë në shtëpinë e tij.

Exit mobile version