Home Lajme “Paqavër është ky mashtrues”, ish-komandant Tigri me fjalë të rënda për Kurtin

“Paqavër është ky mashtrues”, ish-komandant Tigri me fjalë të rënda për Kurtin

0
“Paqavër është ky mashtrues”, ish-komandant Tigri me fjalë të rënda për Kurtin

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ajvaz Berisha, i cili në vitin 2018 kishte aderuar në VV, si duket është thellësisht i penduar për kalimin e tij në këtë subjekt.

Ajvazaj tashmë nuk e kursen gjuhën e ashpër ndaj Kurtit e cili në atë kohë e priti krahëhapur bashkangjitjen e tij në parti.

Në një postim të avokatit Xhevdet Smakiqi, i cili thotë se kryeministri Kurti rrezikon raportet speciale me Amerikën, ka komentuar edhe ish-anëtari i VV-së, Ajvaz Berisha.

“Paqavër është ky mashtrues”, i thotë Berisha Kurtit në postimin e Smakiqit.

Ajvaz Berisha, i njohur si komandant “Tigri” shpeshherë ka qenë i përmendur në lidhje me vrasjes e ish ushtarit të UÇK-së, Bedri Curri, gjë të cilën Berisha e kishte mohuar.

I pyetur për të kaluarën e Berishajt, Kurti kishte thënë se “Për të kaluarën e nuk mund të garantoj për njerëzit se çfarë kanë bërë në jetët e tyre në hollësi”

Exit mobile version