Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, pas vizitës në Hagë, ku së bashku me ish-presidentët shqiptarë, kanë takuar liderët e UÇK-së, ka thënë se është krenar me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimi.
“Sot, në burgun e Hagës me Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm.Për t’ju gjindur në krah, betejës së fundit, për të mbrojtur emrin e UCK-së! Jam krenar për vëllezërit e mij”, ka shkruar Majko në Facebook.