Home Opinione Palaqot e politikës dhe faza e dekompozimit (qelbjes) politike të neukomunistëve kosovarë

Palaqot e politikës dhe faza e dekompozimit (qelbjes) politike të neukomunistëve kosovarë

0

Nga Hisen Berisha

Znj. Presidente!
A keni kapacitete për të marr vendime si shtetar?!
A i keni të kjarta kompetencat tuaja kushtetuese apo ju duhet edhe juve, ta lexoni Kushtetutën si partneri juaj politik kryeqeveritari Kurti, pranë varrit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeu?!

Paradite, ka zgjedhje, mbas dite, do marim vendim për zgjedhjet, i keni lodhur edhe partnerët tanë ndërkombëtar, me theks SHBA-të, që po iu duhet të bëjnë kujdestari politike, diplomatike e të sigurisë, 24/7 ndaj rrezikimit që po i bëni rendit ligjor, kushtetues të vendit!

E kuptoj se kjo është faza e dekompozimit (qelbjes) politike të neukomunistëve kosovar.

Edhe Samiti i Tiranës, tregoi se bosi i Ballkanit, kur janë në pyetje levizjet e mëdha politike, është Kryeqeveritari shqiptarë Rama, kurse ju jeni të defaktorizuar deri në joseriozitet.
Kthejuni detyrave të shtëpisë dhe mikromenaxhimeve në vogëlsinë tuaj politike!
Filloni me implementimin e zotimeve në Washington, në frymën e Kushtetutës dhe garancën e aleatit të përhershëm SHBA, apo vazhdoni drejtë fundit tuaj, në dëm të shtetësisë dhe parimit të unitaritetit të territorit, duke i implementuar jashtë frymës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, zotimt e Bryxelit, në frymën e projektit franko-gjerman dhe pozicionimit ofenziv ruso-serb.
Qendrimi amerikan ishte konsisten, që të shtyhen masat për tabelat, të kthehën në institucionet shtetrore, zyrtarët e komunitetit serb të larguar dhe të formohet Asociacioni në frymën e Kushtetutës, që ta shmangni formimin e “zajednices” jokushtetuese sipas projektit franko-gjerman.
Dyshoj se, as ju si Presidente, as Kryeqeveritari, mundeni me i deformua këto detyra, që në fakt ishin urdhëresa.

Ndaj, e dashur Zonja Presidente!
Respektoi të paktën procuedurat formale në procesin e vendimmarrjes.

Exit mobile version