![Pacolli: Ndoshta është e vërtete që janë punësuar mijëra kosovarë, në Gjermani, Kroaci, Slloveni e Zvicër Pacolli: Ndoshta është e vërtete që janë punësuar mijëra kosovarë, në Gjermani, Kroaci, Slloveni e Zvicër](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/02/Behgjet-Pacolli-1.jpg)
Pas postimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me progresin ekonomik në vend ka reaguar edhe Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli duke thënë se është jashtëzakonisht e papërgjegjshme në një krizë si kjo, me një dimër të vështirë përpara, të flitet me terma fantazie, vetëm e vetëm të blihet paqja sociale.
Sipas tij, edhe në vendet më të zhvilluara sot nuk flitet për ndonjë rritje ekonomike apo vende pune, por diskutohet se si të përballen krizat, inflacioni dhe mungesa e energjisë.
Ai gjithashtu ka thënë se ndoshta është e vërtetë se dhjetëra mijëra kosovarë janë punësuar, por jo në Kosovë. Siç thtoë ai, ky punësim është bërë në Gjermani, Kroaci, Slloveni dhe Zvicër.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=642134783942083&id=100044367011944