Home Ballina Pacolli mbron figurën e Xhafer Devës: Punoi si administrator në një universitet në ShBA me pronësi të një hebreje

Pacolli mbron figurën e Xhafer Devës: Punoi si administrator në një universitet në ShBA me pronësi të një hebreje

0

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka dalë në mbrojtje figurës së Xhafer Devës, i cili është kritikuar sot nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë për shkak të nisjes se restaurimit të shtëpisë së tij nga Ministria e Kulturës.

Pacolli në Facebook ka shkruar se ShBA-ja në vitet e ’60-ta i kishte dhënë vizë Xhafer Devës, i cili atje kishte punuar si administrator në një universitet i cili ishte në pronësi nga një familje hebreje, shkruan Scanner.

Postimi i plotë:

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë në qeverinë e Rexhep Mitrovicës, Xhafer Deva është padyshim një nga figurat e rëndësishme  të çështjes kombëtare që meriton trajtim të drejtë për  punën  dhe veprën e tij.  Në këtë moment kur hidhen dyshime për figurën e tij, vlerat e tij duhen mbrojtur duke pasqyruar realitetin.

Nuk ka asnjë fakt historik që Xhafer Deva apo njësitë e tij të kenë kryer krime ndaj ndonjë komuniteti tjetër e mos te flasim kunder atij hebre.  Xhafer Deva  ishte bashkëpunëtori nr.1  i amerikanëve për rrëzimin e pushtetit komunist në Shqipëri.

Xhafer Devës,  nga respekti që SHBA kishte ndaj tij i’u është dhënë viza për të  emigruar  në ShBA (viteve 60) ku ai punoi si administrator në Universitetin Stanford në Palo Alto, Kaliforni i cili ishte në pronësi të familjeve hebreje e  që e adhuronin shumë Xhafer Devën ne shenjë  mirënjohës për mbrojtjen e hebrenjve në Kosovë dhe Shqipëri. 

Nuk e kuptoj pse diplomacia kosovare dhe veçanërisht krerët e shtetit nuk e kundërshtojnë fushatën e eger serbe, plot gënjeshtra dhe të pavërteta për këtë veprimtar sublim te Kombit.

Exit mobile version