Home Ballina Osmani takon komandantin e FSK-së, diskutojnë për situatën e sigurisë

Osmani takon komandantin e FSK-së, diskutojnë për situatën e sigurisë

0
Osmani takon komandantin e FSK-së, diskutojnë për situatën e sigurisë

Për situatën e fundit në veri, presidentja Osmani ka zhvilluar edhe një takim me një nga strukturat e sigurisë në vend, Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Siç njofton presidenca, Osmani ka takuar sot komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin.

“Presidentja Osmani dhe gjenerallejtënant Jashari diskutuan mbi situatën e sigurisë në vend”, thuhet në komunikatë.

Në takim me gjenerallejtënant Jasharin, u diskutua edhe për ngritjen e kapaciteteve, trajnimet dhe përgatitjet e FSK-së për ta realizuar misionin e saj.

Exit mobile version