![Osmani takohet me Avokatin e Popullit, diskutojnë për të drejtat e shqiptarëve në Luginë Osmani takohet me Avokatin e Popullit, diskutojnë për të drejtat e shqiptarëve në Luginë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/10/egergierughuierhgi34905834095345.jpg)
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit të Kosovës, z. Naim Qelaj. Kështu ka njoftuar Zyra e Presidents.
Temë kryesore e takimit ishte ndërmarrja e hapave të mëtejmë në adresimin e problemeve me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e saj në promovimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Presidentja Osmani dhe Avokati i Popullit Qelaj diskutuan edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si hap të rëndësishëm në garantimin e plotë të të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim”, thuhet në njoftim.
Osmani ka uruar Institucionin e Avokatit të Popullit për anëtarësimin në Rrjetin Evropian të Ombudspersonëve për Fëmijët, duke e vlerësuar si mekanizëm të rëndësishëm për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.