Home Ballina Osmani për liberalizimin e vizave: Duhet t’i jepet fund përjashtimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës

Osmani për liberalizimin e vizave: Duhet t’i jepet fund përjashtimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës

0
Osmani për liberalizimin e vizave: Duhet t’i jepet fund përjashtimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmanit ka folur pas takimit me homologun nga Malta, George Vella, duke falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij ndaj Kosovës.

Ajo ka thënë se kjo vizitë është edhe njëherë dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyeshme dypalëshe mes shteteve tona, duke shtuar se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme nga shteti i Maltës.

Në fjalën e saj, Osmani ka folur edhe për liberalizimin e vizave, duke thënë se duhet t’i jepet fund përjashtimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës.

“Kanë kaluar më shumë se katër vite që kur Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret në procesin e liberalizimit të vizave, duhet t’i jepet fund përjashtimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës nga ku proces. Prandaj, shpresojmë që vendimi të merret më së largu deri në dhjetor, përgjatë presidencës  çeke dhe që pastaj vendimi për liberalizimin e vizave të hyjë në fuqi sipas praktikave të deri tanishme, duke mos përcaktuar kritere të reja teknike, të cilat vetëm sa do ta vazhdonin padrejtësinë e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës”, tha Osmani.

Tutje, ajo u shpreh se liberalizimi i vizave do të ishte një hap i parë, përmes së cilit BE-ja do ta rikonfirmonte orientimi ynë euroatlantik është edhe siç u shpreh ajo interes gjeo-strategjik i vet Bashkimit Evropian.

“Siç e dini Kosova do të dorëzojë aplikacionin e saj për anëtarësim në BE, përderisa jemi të vetëdijshëm që ky është një proces që zgjatë, ky do të ishte një hap i parë ku BE-ja do ta rikonfirmonte që orientimi ynë euroatlantik janë jo vetëm në të mirë të qytetarëve tanë, por janë interes gjeo-strategjik i vet BE-së, sepse një Evropë e bashkuar e unifikuar në paqe është e pamundur pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në të”, u shpreh tutje ajo.

Exit mobile version