Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka marrë pjesë në forumin për paqe në Paris, ka thënë se, paqja është e mundur dhe mund të jetë afatgjatë nëse agresori nuk shpërblehet.
Kështu ka deklaruar Osmani në Twitter, ku ka shtuar se, paqja është e qëndrueshme vetëm kur merremi me të kaluarën.
Po ashtu ajo ka thënë se duhet të sigurohet drejtësi për viktimat.
“Paqja është e mundur dhe mund të jetë afatgjatë nëse agresori nuk shpërblehet. Është e mundur dhe e qëndrueshme vetëm kur merremi me të kaluarën dhe sigurojmë drejtësi për viktimat. Duke folur në Forumin e Paqes në Paris, theksova se nuk duhet të futemi në kurth në lojën e ‘bothsideism’”, ka thënë Osmani.