Home Lajme Osmani nuk i ftoi gratë e UÇK-së në forum, Ramadani: Noterja e Kurtit u ka bërë nder

Osmani nuk i ftoi gratë e UÇK-së në forum, Ramadani: Noterja e Kurtit u ka bërë nder

0
Osmani nuk i ftoi gratë e UÇK-së në forum, Ramadani: Noterja e Kurtit u ka bërë nder

Njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani, ka reaguar rreth organizimit të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, nga ana e presidentes Vjosa Osmani.

Ramadani, ka komentuar faktin se si asnjë grua që ka qenë pjesë e UÇK-së, nuk ka qenë e ftuar në këtë forum, duke thënë se, Osmani u ka bërë nder që nuk i ka ftuar ato.

Po ashtu, njohësi i çështjeve politike ka shtuar se, edhe nëse do të kishin ftesë, ato do të duhej të refuzonin pjesëmarrjen.

“Po ju mbetet hatri qe nuk e ka thirre Vjosa Osmani asnje gru te UÇK-se dhe veprimtare kombetare te viteve 90 a? Po me vjen keq per juve. Ju ka bo nder qe nuk i ka thirre. Edhe nese kish pase ftese prej saj, ish dashte me refuzu pjesemarrjen. E jo mu lendu shpirterisht pse nuk ju ka thirre noterja e Albin Kurtit”, ka thënë Ramadani. 

Exit mobile version