Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Veseli, me rastin e vdekjes së Ajshe Veselit, nënës së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Në telegramin e ngushëllimit të Osmanit është thënë se “në këto çaste të vështira, bashkëndjej me ju!”.
“E nderuara familje Veseli, Me dhembje e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të nënës suaj, Ajshe Veseli. Ajo jetoi afër një shekull dhe ishte një grua që u sfidua, sakrifikoi dhe u dëshmua, duke luajtur rol të rëndësishëm në kultivimin e atdhedashurisë në familje. Kujtimi për nënën mbetet i paharruar, ndaj e nderuar familje Veseli, jetoni me kujtimet më të mira për nënën Ajshe! Në këto çaste të vështira, bashkëndjej me ju!”, është thënë në telegramin e ngushëllimit të Osmanit.