Home Ballina Osmani merr pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit të Dohas në Katar

Osmani merr pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit të Dohas në Katar

0
Osmani merr pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit të Dohas në Katar

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit të Dohas gjatë vizitës së saj në Katar.

Ajo ka thënë se po pret me padurim që të takohet me liderët dhe përfaqësuesit e shteteve të tjera që janë pjesëmarrës në këtë forum.

“E nderuar që mora pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 20-të të Forumit të Dohas. Në këtë kohë sfiduese për botën, dialogu, diplomacia dhe diversiteti janë më të rëndësishme se kurrë. Pres me padurim të takohem me liderët botërorë dhe të marrë pjesë në diskutimet e këtij forumi”, ka shkruar ajo në Twitter.

https://twitter.com/medocan12/status/1507653726630256645?s=20&t=lZlut-pM3ikOLqoUk8HlLQ

Në Forumin e Dohas, Osmani do të flasë para pjesëmarrësve si njëra ndër folëset kryesore, si dhe do të zhvillojë takime me përfaqësues të shteteve të tjera.

Vjosa Osmani me ftesë të Emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani ka udhëtuar për Katar, ku do të pritet në takime nga zyrtarë të lartë të shtetit.

Gjatë kësaj vizite, Osmanit do t’i bashkohet edhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e punëve të Jashtme, Donika Gërvalla- Schwarz.

Nën sloganin “Transformimi për një epokë të re”, Forumi i Dohas do të fokusohet në katër tema kyçe: aleancat gjeopolitike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, sistemi financiar dhe zhvillimi ekonomik, mbrojtja kibernetike dhe siguria ushqimore, si dhe ndryshimet klimatike dhe qëndrueshmëria.

Exit mobile version