Home Ballina Osmani e pranon: Ekziston një propozim franko-gjerman, gjatë javëve apo muajve të ardhshëm do të shpjegohet në detaje

Osmani e pranon: Ekziston një propozim franko-gjerman, gjatë javëve apo muajve të ardhshëm do të shpjegohet në detaje

0
Osmani e pranon: Ekziston një propozim franko-gjerman, gjatë javëve apo muajve të ardhshëm do të shpjegohet në detaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar sot hapur në lidhje me propozimin franko-gjerman, që si fillim nuk ishte bërë i ditur për publikun  ani pse ia thuhet se është sjellur nga dy përfaqësuesit e Gjermanisë dhe Francës gjatë vizitës së tyre në Prishtinë.

Por sot, presidentja Osmani deklaroi se në fakt ajo nuk e ka mohuar asnjëherë ekzistencën e këtij propozimi franko-gjerman.

“Në fakt asnjëherë nuk e kam mohuar, kështu që është konstatim i gabuar, përkundrazi në çdo deklaratë publike kam thënë se ekziston një iniciativëfranko-gjermane që do t’iu zbulohet në detaje gjatë javëve dhe muajve në vijim”,tha Osmani.

Ajo gjithashtu theksoi se gjatë javëve apo muajve në vijim, do të ketë takime të përfaqësuesve të shtetit të Kosovës me palën gjermane dhe palën franceze, pikërisht për këtë çështje.

“Do të ketë takime të përfaqësuesve të Kosovës edhe me palën gjermane edhe me palën franceze, në mënyrë që detajet e kësaj iniciative që ka për qëllim paqen dhe stabilitetin tonë të shpjegohen në detaje”,deklaroi Osmani.

Ajo po ashtu tha se sapo të merren këto përgjigje, ato do të shpalosen para qytetarëve të Kosovës.

“Sapo të merren këto përgjigje, ato do t’i shpalosim para qytetarëve të Kosovës”,shtoi Osmani.

Exit mobile version