NATO duhet të përshpejtojë procesin e anëtarësimit për Kosovën dhe Bosnjën, pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Kështu ka deklaruar së fundi presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Osmani në një intervistë të dhënë për TRT World, foli për ndikimin që do të ketë na Ballkan, sulmi rus ndaj Ukrainës, teksa shprehu edhe disa arsye për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Përshpejtimi i anëtarësimit në NATO është i nevojshëm për të garantuar paqen dhe stabilitetin, jo vetëm në Kosovë, por në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor”, tha Osmani, transmeton lajmi.net.
Presidentja Osmani mes tjerash foli edhe për aspiratat e Kosovës dhe të Bashkimit Evropian , si dhe për bisedimet Beograd-Prishtinë dhe krizën e refugjatëve pas luftës në Ukrainë.
Ajo ka thënë se Kosova do t’ua hapë dyert refugjatëve ukrainas, nëse ata ndjen të sigurt me ardhjen e tyre në vendin tonë.