Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri ka reaguar pas emërimit të Arben Vitisë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.
Olluri është tallur me deputetin e GUXO, Haxhi Avdyli, që kishte qëllime të bëhet ministër i këtij dikasteri.
Olluri ka renditur disa elemente të cilat Avdyli i posedon.
“Ky alamet burri i plotesonte te gjitha kriteret per minister te Shendetesise. Por, nuk po çmohen vlerat ne kete shoqni.”, ka ironizuar Olluri.
Tashmë rrjetet sociale janë mbushur me reagime për emërimin e Arben Vitisë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.
“Kravate- Po Jelek-Po Syza-Po Kemishe te Bardhe-Po Kat i teshave-Po Deshire te flakte per minister: 1 milion here Po Ky alamet burri i plotesonte te gjitha kriteret per minister te Shendetesise. Por, nuk po çmohen vlerat ne kete shoqni. Qendro vertikalisht miku im, Haxhi”, ka shkurar Olluri në Facebook.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10226324307907535&id=1036892007&mibextid=Nif5oz