Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të të gjitha aktiviteteve ushtarake pranë termocentralit bërthamor Zaporizhia, më i madhi në Europë.
“U bëj thirrje forcave ushtarake të Federatës Ruse dhe Ukrainës që të ndërpresin menjëherë të gjitha aktivitetet ushtarake në zonën e afërt përreth termocentralit dhe të mos synojnë objektet e tij dhe zonën përreth”, tha ai në një deklaratë.