Një person është sulmuar me kondak të revoles nga dy persona të panjohur derisa ishte duke qëndruar në një motel në Obiliq.
Kështu bën të ditur Policia e Kosovës, ku thuhet se të dyshuarit duke u larguar nga vendi i ngjarjes kanë shtënë me armë zjarri.
“Në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.