Kryetari i Skënderajt, Fadil Nura, ka vizituar sot në Hagë, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, raporton Scanner.
Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se beson shumë se e drejta është në anën e tyre dhe luftës sonë çlirimtare.
“Nga vizita te ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe shokët tjerë të luftës, si heronj të gjallë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë, për të qenë afër dhe për të parë moralin e tyre të lartë me një shëndet të mirë, duke besuar shumë se e drejta është në anën e tyre dhe luftës sonë çlirimtare”, ka shkruar Nura.