Home Ballina Nuk u pranua në UP pasi ‘ia zuri vendin’ gruaja e deputetit të VV-së, vjen reagimi tjetër nga Blakaj

Nuk u pranua në UP pasi ‘ia zuri vendin’ gruaja e deputetit të VV-së, vjen reagimi tjetër nga Blakaj

0
Nuk u pranua në UP pasi ‘ia zuri vendin’ gruaja e deputetit të VV-së, vjen reagimi tjetër nga Blakaj

Iliriana Blakaj është kandidate për doktoraturë në një nga universitetet më të mira në botë, atë të Oxfordit në Britani të Madhe, por kjo nuk ka mjaftuar që të punësohet si asistente në Universitetin e Prishtinës, pasi që në vend të saj në këtë pozitë është zgjedhur, Yllka Syla-Uka, gruaja e deputeti të lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, shkruan Gazeta Metro.


Blakaj e cila kishte reaguar për këtë padrejtësi, duke e sqaruar të gjithë situatën.

Blakaj ka reaguar serish duke thënë se e ka të nevojshme edhe një sqarim, ajo thotë se nuk e meriton një vend në UP sepse ka ‘studiuar jashtë’ në këtë rast në Oxford. Por ajo insiston se është studente e departamentit të Antropologjisë në UP dhe suksesi i saj është meritë e stafit akademik të këtij departamenti.

“Unë as nuk jam shprehë se kundërkandidatët e tjerë nuk e meritojnë atë pozitë sepse nuk kanë studiu “jashtë”, por jam shprehë se përvoja ime në “fushën përkatëse” është më e gjatë, dhe se për dallim nga kundërkandidatët tjerë, jam PhD kandidate- ka qëllu në Oxford, por njejtë do të duhej të kishte përparësi ndaj të tjerëve edhe sikur të ishte në UP”, ka shkruar Blakaj.

Ajo tutje thotë se kritikat e saj kanë qenë në drejtim të Rregullores dhe praktikat në fuqi për përzgjedhjen e kandidatëve.

Postimi i plotë:

Po e bëj një sqarim edhe pse mendoj se në statusin e fundit kam qenë shumë e qartë dhe mjaft e kujdesshme në mënyrën se si jam shprehë.
Unë nuk mendoj se e meritoj një vend në UP sepse kam studiu “jashtë” apo në Oxford. Unë jam studente e departamentit të Antropologjisë në UP, kështuqë çdo sukses i imi pasardhës është edhe meritë e stafit akademik të këtij departamenti, me të cilët unë kam pasë gjithmonë raporte të shkëlqyeshme dhe të cilët vazhdoj t’i respektoj. Prandaj, unë nuk i jam drejtu askujt specifikisht në status sepse nuk dyshoj tek profesionalizmi i askujt në departament.
Unë as nuk jam shprehë se kundërkandidatët e tjerë nuk e meritojnë atë pozitë sepse nuk kanë studiu “jashtë”, por jam shprehë se përvoja ime në “fushën përkatëse” është më e gjatë, dhe se për dallim nga kundërkandidatët tjerë, jam PhD kandidate- ka qëllu në Oxford, por njejtë do të duhej të kishte përparësi ndaj të tjerëve edhe sikur të ishte në UP.


Megjithatë, asnjëherë nuk kam pretendu se të tjerët që kanë apliku për pozitën e njejtë janë më pak të aftë në çfarëdo mënyre.
Unë e kam kritiku Rregulloren dhe praktikat në fuqi për përzgjedhjen e kandidatëve. Kam dashtë me hapë bashkëbisedim në lidhje me këtë çështje. Kam paraqitë ankesë siç e kërkon procedura, dhe vazhdoj të besoj që është debat shumë i nevojshëm, pamarrë parasysh përfundimin e këtij procesi.

Exit mobile version