Home Rozë “Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, Beyonce preket nga gjesti i admiruesve

“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, Beyonce preket nga gjesti i admiruesve

0
“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, Beyonce preket nga gjesti i admiruesve

Beyhive po feston një epokë të re të idhullit të tyre të muzikës, Beyonce, publikimin e albumit të saj “Renaissance”.

Albumi i shtatë i yllit të muzikës pati një problem pak përpara publikimit të tij sepse këngët u bënë publike  nga palë të tjera.

Në një mesazh frymëzues për fansat, Beyonce iu adresua çështjes duke shprehur mirënjohjen e saj me një letër  të shkruar me dorë për të gjithë ata që pritën deri në publikimin zyrtar të albumit.

Albumi doli para kohe dhe ju të gjithë pritët datën zyrtare të publikimit që të mund ta shijonit së bashku. Nuk mund t’ju falënderoj mjaftueshëm për dashurinë dhe mbrojtjen tuaj. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. E vlerësoj që keni reaguar ndaj kujtdo që po përpiqej të hynte më herët në klub. Do të thotë gjithçka për mua. Faleminderit për mbështetjen tuaj të palëkundur. Faleminderit që u treguat të duruar. Do të marrim kohën tonë dhe do shijojmë muzikën. Do të vazhdoj të jap çdo gjë dhe më të mirën time për t’ju sjellë lumturi. Ju dua fort”.

“Variety” raportoi se abumi “Renaissance” kishte dalë në internet, njerëzit në rrjete sociale diskutonin këngët dhe deklaronin se CD-të gjendeshin në raftet e Europës.

Shumë prej fansave të dedikuar të Beyonce ishin të zemëruar dhe shumë prej tyre bënë thirrje që këngët e saj mos të shpërndaheshin përpara datës zyrtare.

Exit mobile version