Pas gati tri orëve ka përfunduar takimi në mes të SBAShK-ut dhe Komisionti për Arsim.
Sipas burimeve të Scanner brenda SBAShK-ut, nuk ka kaluar propozimi i Kryetarit të Komisionit për Arsim, Ardian Golës për mos notimin e nxënësve.
“Nuk ka kaluar propozimi i Golës, 663 shkolla kanë votuar kundër, 39 për dhe 35 kanë abstenuar, teksa 1 nuk është deklaruar”, kanë thënë nga SBAShK-u.
Sipas tyre, ky propozim është edhe i jashtëligjshëm. Në takim ka marrë pjesë edhe kryetari Rrahman Jasharaj, edhe pse me gjendje shëndetësore të rënduar.
Ndryshe, greva po vazhdon, ndërkohë që tensionet mes Qeverisë e SBAShK-ut po rriten. /Scanner/