Home Sport Nora Gjakova kualifikohet në çerekfinale, do të përballet me xhudisten serbe

Nora Gjakova kualifikohet në çerekfinale, do të përballet me xhudisten serbe

0
Nora Gjakova kualifikohet në çerekfinale, do të përballet me xhudisten serbe

Nora Gjakova ka arritur me sukses të kualifikohet në çerekfinale të Grand Slamit të Abu Dhabit.

Xhudistja kosovare në raundin e dytë triumfoi ndaj holandezes, Pleuni Cornelisse me IPPON brenda pak sekondave

Kampionia Olimpike në kategorinë deri në 57 kilogramë në raundin e parë fitoi ndaj xhudistes nga Koreja e Jugut, Yuna Shin.

Gjakova fitoi në “Golden Score”, pasi Shin mori tri ndëshkime.

Në çerekfinale, Gjakova do të ketë punë me xhudisten serbe, Marica Perisic. 

Exit mobile version