Gani Dreshaj e ka quajtur ditë të mirë për shqiptarët, të premten e 11 shkurtit. Kjo pasi që Dreshaj është i bindur se pas pak Gjermania do të votoj për njohjen e patent-shoferëve të Kosovës.
Politikani dhe biznesmeni i afërt me Gjermaninë shkruan se nga informacionet që ka, ekziston vullnet i plot për votimin pro njohjes në Bundesrat.
“Të dashur bashkëqytetarë, diasporë e Kosovës në Gjermani. Sot Bundesrati pritet të miratojë njohjen e patent-shoferëve të Kosovës nga Gjermania.
Nga bashkëbisedimet që kam, është vetëm formale mbledhja e sotme, ngase ka vullnet e pajtim të plotë për miratimin e njohjes së shumëpritur që do të jetë një lajm i mirë për diasporën tonë.
Ky do të jetë një konfirmim i miqësisë së madhe që kemi me Gjermaninë, shtetin që pothuajse secila familje kosovare ka një lidhje familjare.
Një e premte e bukur, me diell e me lajme të mira po na pret”, shkruan Dreshaj në Facebook.