Home Lajme Njohësit thonë se Projektligji për Zyrtarët Publikë mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën

Njohësit thonë se Projektligji për Zyrtarët Publikë mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën

0
Njohësit thonë se Projektligji për Zyrtarët Publikë mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën

Projektligji për Zyrtarët Publik që ka për qëllim rregullimin e marrëdhënieve të punës për zyrtarët në institucionet publike po konsiderohet si shumë problematik. Njohës të fushës bëjnë thirrje që ky Projektligj të mos implementohet në Kosovë.

Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, tha se problemi kryesorë i këtij ligji është që pozitat menaxheriale të mesme dhe të ulëta do të kenë mandat vetëm 4 vjet.

Prandaj sipas tij, zyrtarët që mbajnë këto pozita kanë filluar të frikësohen nga ky paragraf.

“Ne kemi marr komentet nga niveli lokal dhe i kemi paraqitur në grupin punues. Një ndër rekomandimet kryesore të AKK-së i cili mendoj që nuk duhet të jetë në ligjin final i cili do të miratohet nga Parlamenti, është që pas një viti të hyrjes në fuqi të këtij ligji, gjitha pozitat menagjeriale të mesme dhe të ulëta që do të shpallen, mandati i tyre do të jetë vetëm 4 vite me mundësi që pas këtyre viteve t’i shpallet pozita dhe ata mund të aplikojnë. Do të thotë gjithë zyrtarët që mbajnë këto pozita kanë filluar të frikësohen nga ky paragraf. Sistemi karrierës do të largohet me këtë projektligj”, ka thënë Ibrahimi për Ekonomia Online.

“Një dobësi e cila është evidentuar edhe nga AKK- ja është se një ndër kriteret e punësimit është edhe përshtatshmëria, ne ende nuk kemi mundur ta deshifrojmë se çka është kjo. Pra cili kriter është ai dhe po besojmë që në të ardhmen ky kriter do të dëshifrohet. Pastaj është problemi i ushtruesit të detyrës, deri më tani është 6 muaj, por ky Projektligj parasheh që mund të jetë mbi 6 muaj”, tha ai.

Ai po ashtu u shpreh se me ndërrimin e zyrtarëve në administrata pas çdo 4 vjet, është në rrezik që kjo të keqpërdorët nga partitë politike, pasi që ata mund t’i punësojnë militantët e tyre.

“Nëse ndërkohë që çdo 4 vite të ketë ndërrim të kuadrove apo të zyrtarëve, atëherë një parti politike mund ta përdorë kushtimisht apo politikisht që ti punësoj militant partiak dhe atëherë çdo 4 vite të kemi ndryshim të administratës dhe kjo nuk është ë mirë, janë investuar miliona euro në ndërtimin e kësaj administrate të cilën e kemi dhe po shpresojmë që në të ardhmen duhet të synojmë që të kemi një administrata të qëndrueshme e jo që ajo të ndërrohet çdo 4 vite. Po shpresojmë që kjo nuk do të ndodh në Kosovë”, tha Ibrahimi.

Exit mobile version