Sot është zgjedhur kryesia e re e Vetëvendosjes, e listës së saj i prin Albin Kurti.
Ajo që vërehet në listën e VV-së është mungesa e disa figurave kyçe të partisë, por nuk mungojnë as personat të cilët kanë bërë zhurmë për jo të mirë këtë vit.
Ai që i ka mbijetuar pastrimit të kryesisë është Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit Kurti.
Elvis Hoxha këtë vit nuk iu dëgjua emri për të mirë, pasi pa fakte kishte shpifur ndaj kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharajt, duke e cilësuar si anëtarë të partisë serbe, shkruan Periskopi.
Madje pak më vonë ai edhe kishte kërkuar falje ndaj Jasharajt, duke u arsyetuar se ishte bazuar në një lajm jo të vërtetë.
“Nuk kam turp të kërkoj falje, sidomos nëse i kam rënë në qafë z. Rrahman Jasharaj duke u bazuar në një lajm të gabuar që u shpërnda nëpër media lidhur me personin dhe të shkuarën e tij. Nuk e di si qëndron e vërteta lidhur me këtë lajm. Siç duket informacioni, edhe pse i shpërdarë nëpër disa media, paska qenë i pakonfirmuar. Kështu që i kërkoj falje, jo thjesht, por falje me ndjenjë të lartë përgjegjësie. Pak më intereson se si më ka kualifikuar z. Jasharaj në një shprehje të tij publike”, kishte shkruar Hoxha.