Një person ka mbetur i lënduar nga aksident që ndodhi sot në rrugën Prishtinë-Pejë.
Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe veture ku kjo e fundit është rrokullisu.
“Me datë 14.07.2022 rreth orës 08:20 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira janë një veturë dhe një kamion. Njësitë relevante policore kanë dal në vendngjarje. Për momentin një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, njofton Policia.