Një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përfunduar nga protesta në Emergjencën e QKUK’së, raporton Express.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencë, Avdush Bajgora
Ai ka thënë se i njëjti është pranuar në gjendje konfuze, por se s’ka pasur ndonjë lëndim.
“Po, është pranuar një veteran një gjendje konfuze. Tash do t’ia bëjmë një CT. S’ka pas lëndime”, ka thënë Bajgora.
Ndryshe, veteranët kanë protestuar sot para ndërtesave të Qeverisë e Kuvendit, pasi janë lënë jashtë projektligjit për pagën minimale.