Home Ballina Një muaj paraburgim ndaj rreshterit policor në Pejë, dyshohet për dhunim, shantazh dhe fotografim të paautorizuar

Një muaj paraburgim ndaj rreshterit policor në Pejë, dyshohet për dhunim, shantazh dhe fotografim të paautorizuar

0

Gjykata Themelore në Pejë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, duke caktuar kështu masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit G.L, zyrtar policor i cili dyshohet për veprat penale “Dhunim, shantazh dhe fotografim dhe incizim i paautorizuar”.

Lajmin për paraburgimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

Inspektorati Policor i Kosovës ditë më parë ka njoftuar për arrestimin e rreshterit të Policisë së Kosovës, G.L.

“Bazuar në dëshmitë dhe provat e mbledhura hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot në orët e mbrëmjes zyrtarin policor të përfshirë në këtë rast me dyshimin se i njëjti ka kryer vepër penale dhe atë nga neni 227, 329 dhe 202 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhej në njoftimin e IPK-së.

Kurser nga Prokuroria Themelore në Pejë më 5 shkurt është theksuar se u kërkua caktimi i masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit./BetimipërDrejtësi/

Exit mobile version