Home Lajme Një “mouse” kompjuterik mbi rrota? Jo, kjo është makina me bateri të hollë dhe kamera si pasqyra

Një “mouse” kompjuterik mbi rrota? Jo, kjo është makina me bateri të hollë dhe kamera si pasqyra

0
Një “mouse” kompjuterik mbi rrota? Jo, kjo është makina me bateri të hollë dhe kamera si pasqyra

GAC Group ( Guangzhou Automobile Group), një nga prodhuesit më të njohur të automobilave në Kinë, sapo ka hapur qendrën e parë të projektimit në Evropë, e njohur si GAC R&D Center Europe, në Milano. Me rastin e këtij inaugurimi, firma kineze ka prezantuar dhe konceptin spektakolar GAC Barchetta.

Pa çati, dyer apo xhama, e parë nga lart, kjo barchetta elektrike thellësisht aerodinamike pothuajse duket si një maus kompjuteri. Trupi nuk është fibër karboni, siç mund të mendoni, por alumini, një material që GAC e konsideron më të përjetshëm dhe më të thjeshtë për të punuar.

Për t’u ulu në dy sediljet e tij, duhet së pari të hiqni një mbulesë. Pas rrotave të përparme shpalosen kamerat e vogla që veprojnë si pasqyra, hiqet paneli i sipërm qendror, i cili ekspozon ndarjen e pasagjerëve. Vetë kompania thekson se struktura e modelit është projektuar rreth tre seksioneve të ndryshme.

E para lidhet me shasinë, e cila është e sheshtë dhe përmban bateri elektrike shumë kompakte që, sipas firmës, do të përsërisnin konceptin e një telefoni celular, por në një shkallë të gjerë. E dyta është struktura e ndërtuar tërësisht nga alumini, një material shumë i lehtë.

Dhe e treta, një brendësi minimaliste me një timon me një sistem drejtues kabllor dhe sedilje të ricikluara, struktura e të cilave peshon vetëm tre kilogramë.

Exit mobile version