Kompania e lodrave Mattel po feston 40-vjetorin e këngës hit të Tina Turner ‘What’s Love Got To Do With It’ me një Barbie që ka imazhin e këngëtares së njohur.
Kukulla, ka veshur një veshje të frymëzuar nga videoklipi i kësaj kënge .Përveç veshjes spikat dhe modeli i flokëve të fryrë të artistes.
Por si e ka pritur Tina këtë krijim? “Jam e nderuar të mirëpres Barbie-n në grupin e grave të reja të përfaqësuara tashmë dhe të prezantoj më shumë fëmijë me rrugëtimin tim.”-është shprehur ajo.
Tetë herë fituesja e Grammy-it pati sukses të madh në fund të viteve 1960 dhe në fillim të viteve 1970 duke performuar me bashkëshortin e saj, Ike Turner, por çifti u divorcua në vitin 1978 pas martesës abuzive.
Në fillim të Nëntorit 2019, Turner mori pjesë në natën e hapjes së ‘The Tina Turner Musical’ në Broadway, e cila tregon jetën dhe veprën e saj.
Ajo u tërhoq nga performanca pas turneut të saj të fundit, i cili përfundoi në 2009.
Turner, e cila ka lindur në Tenesi, u transferua në Zvicër në 1995 për t’u bashkuar me partnerin e saj, Erwin Bach një producent diskografik me origjinë gjermane, dhe ka jetuar atje që atëherë.